Bashkërenduesi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski bën thirrje që mbledhja e kuvendit të Maqedonisë, e caktuar për ditën e diel, të mos keqpërdoret në aspekt të përplasjeve politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se Maqedonisë dhe qytetarëve të saj në këto momente nuk i nevojitet politikë ditore, por ndihmë për t’u përballur me pasojat e fatkeqësisë.
Dimovski deklaron se ndasia politike nuk duhet të reflektojë në një situatë të këtillë të jashtëzakonshme./Telegrafi/