LAJMI I FUNDIT:

Dikur bashkëpunëtore e Vuçiqit, sot njeriu që “mund t’ia shkatërrojë planet atij” – Dijana Hrkaloviq dërgohet në paraburgim

Dikur bashkëpunëtore e Vuçiqit, sot njeriu që “mund t’ia shkatërrojë planet atij” – Dijana Hrkaloviq dërgohet në paraburgim

Avokatët e Dijana Hrkaloviqit, ish-sekretare shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, paraqitën ankesë kundër vendimit që urdhëronte ndalimin e saj, duke theksuar se gjykata nuk udhëhiqej nga arsyetimi ligjor dhe Ligji për Procedurën Penale.

“Vendimi për ndalimin u mor për arsye jashtë procedurale, të cilat janë të njohura publikisht dhe që shfaqen çdo ditë në mediat pro-qeveritare”, thuhet në ankesën që gazeta kishte njohuri, shkruan danas.


Kjo është gruaja që mund t'i jep fund karrierës politike të Vuçiqit - ajo di shumëçka rreth presidentit serb
Lexo po ashtu Kjo është gruaja që mund t'i jep fund karrierës politike të Vuçiqit - ajo di shumëçka rreth presidentit serb

Siç vunë në dukje avokatët mbrojtës të Dijana Hrkaloviqit, sipas kallëzimeve penale të ngritura kundër saj, e cila dyshohet për krim dhe ndikim, ajo akuzohet për lëshimin e urdhrave të paligjshëm ndaj ish-kreut të Shërbimit të Metodave të Hetimit Special, Dejan Milenkoviq, të cilat inspektorët e policisë të cilët u thirrën si dëshmitarë në këtë hetim.

Këto rrethana, sipas mendimit të Mbrojtjes, e bëjnë vendimin për caktimin e paraburgimit të papranueshëm nga pikëpamja e sensit të shëndoshë.

“Domethënë, dëshmitarët dëgjimi i të cilëve u propozua nuk janë dëshmitarë të punës së Diana Hrkaloviqit, por dëshmitarë të punës së Dejan Milenkoviqit, i cili gjithashtu është nën hetim dhe i cili e pranoi këtë krim në seancën policore me mbrojtësin e tij”, shkruan në ankesën e ish-zyrtares shtetërore.

Avokatët mbrojtës deklarojnë se Hrkaloviq nuk ka punuar në polici për dy vjet, as nuk ka ndonjë ndikim shoqëror, kështu që, sipas tyre, është e paimagjinueshme se si mund të ndikojë në tetë inspektorë aktivë të MPB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori