LAJMI I FUNDIT:

Digjet një banesë në Prishtinë

Digjet një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 14:30, kanë marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “Halil Alidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Po sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.


“Zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale. Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/