Site icon Telegrafi

Dielli po shkëlqen më pak, më 2019 do të futemi në epokën e re të akullt!

Shkencëtarët parashikojnë një epokë të re të akullt. Ja se si erdhën deri tek ky përfundim!

NASA ka publikuar disa pamje shqetësuese që shpërfaqin rënien e aktivitetit diellor – zvogëlimi i njollave të Diellit – më të madhen në 10 mijë vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

Sipas meteorologut Paul Dorian, rënia e tillë paralajmëron periudha të ftohta.

Diçka e tillë nuk është regjistruar që nga shekulli XV dhe epokës së njohur si “Minimumi i Maunderit”, kur është ngrirë lumi Temza dhe njerëzit kanë vdekur nga uria. Kjo mund të fillojë nga viti 2019, thonë shkencëtarët.

“Nëse bazohemi në histori, mungesa e aktivitetit diellor do të ketë ndikim ftohës në troposferë e kjo do të ndikojë në shtresën më të ultë ku ne jetojmë”, thotë Dorian. /Telegrafi/

Exit mobile version