Site icon Telegrafi

Diana – Arionit: A e di që do të t’i bëj letrat e Norvegjisë?

Diana dhe Arioni po afrohen gjithnjë e më shumë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Një moment i veçantë mes tyre ndodhi kur Arioni, si kapiten i javës, kërkoi nga ‘Vëllai i Madh’ të organizonte një darkë romantike për ta.

Gjatë darkës, Arioni bëri edhe një kërkesë tjetër të pazakontë: një dhomë të veçantë, pa kamera, ku të qëndronte me Dianën.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një tjetër moment interesant, gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Diana iu drejtua Arionit me një pyetje intriguese:

“Arion, a e di që kam për të t’i bërë letrat e Norvegjisë?”

Reagimi i Arionit ishte i drejtpërdrejtë dhe paksa i ftohtë.

“Nuk ma ndin fort,” u përgjigj ai. /Telegrafi/

Exit mobile version