Vendet në të cilat në sasi të madhe përdoret shurupi nga misri i pasur me fruktozë 'ndihmojnë' rritjen e epidemisë globale të sëmundjes së diabetit, lloji 2. Kështu paralajmëron studimi i publikuar në revistën "Global Public Health".
Ekipi i shkencëtarëve amerikanë thekson se vendet ku në masë të madhe konsumohet shurupi i pasur me fruktozë, shkalla e sëmundjes së diabetit, lloji 2 për 20% është më e lartë në krahasim me ato vende në të cilat ëmbëltuesi i lartpërmendur nuk përdoret.
Po ashtu, i njëjti hulumtim ka treguar se përdorimi i shurupit nga misri i pasur me fruktozën (HFCS) faktor i pavarur në rritjen e diabetit, nuk varet as nga konsumimi i përgjithshëm i sheqerit apo nga shkalla e mbi peshës.
Gjatë studimit janë analizuar të dhënat rreth dispozicionit të shurupit nga misri i pasur me fruktozë në 42 vende, duke ardhur në përfundim se 8% e personave me konsumin e shurupit me fruktozë vuajnë nga diabeti, lloji 2, në krahasim me 6,7% të sëmurëve nga diabeti në vendet ku ky ëmbëltues nuk përdoret.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel