LAJMI I FUNDIT:

Diabeti shkakton verbërinë

Diabeti shkakton verbërinë

Rreth 85% e personave që vuajnë nga diabeti pësojnë ndryshime, ndërsa që pesëdhjetë persona nga 100.000 të prekur nga diabeti e humbin shikimi.

Personat që vuajnë nga diabeti shpeshherë kanë probleme oftalmologjie. Problemet më të shpeshta janë ato që përcillen me ndryshime dhe rënie në mprehtësinë vizuale, e në rastet më të këqija edhe me humbjen e shikimit.

Verbërimi mund të shfaqet te diabeti i llojit l, pas pesë e më shumë vitesh që nga fillimi i sëmundjes, ndërsa te diabeti i llojit 2, mund të lajmërohet në të gjitha fazat. Kjo ndodh pasi që vlera e sheqerit e ngritur për një kohë të gjatë ndikon në dëmtimin enëve të gjakut. Kur ndryshimet e para shfaqen në retinë të sëmurit nuk vërejnë kurrfarë dhimbjesh, apo probleme. Dobësimi i shikimit përcillet me lexim të vështirë dhe mjegullim në shikim.


Parandalimi fillon me kontrollin metabolik, mbajtjen në normale të nivelit të sheqerit në gjak, kontrollin e shtypjes së gjakut si dhe yndyrës në gjak. Pacientët që vuajnë nga diabeti për pesë vjet e më gjatë duhet shkuar në kontrolle të rregullta oftalmologjie. /Telegrafi/