Në kolumnën e tij për Independent, ish-ylli i Djajve të Kuq, Paul Scholes, shkroi se disponimi te skuadra e United nuk ishte i mirë, pasi lojtarët nuk janë të kënaqur me fillimin e sezonit nën drejtimin e Louis van Gaal.

Scholes ka thënë se Di Maria kishte festuar golat e Real Madridit kundër Liverpoolit me entuziazëm të madh, i cili i mungon te klubi i tij aktual.


Megjithatë, përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, Jorgelina Cardoso ka thënë se futbollisti më i shtrenjtë i Ligës Premier po përshtatet me jetën ne Mançester.

“Jeni të lirë të mendoni çfarëdo që dëshironi, por në fakt, Angel është absolutisht i lumtur që është lojtar i Manchester Unitedit...”, ka shkruar gruaja e lojtarit. /Telegrafi/

 

You are free to think whatever you want, but in fact, Angel is absolutely happy of being in Manchester United ?❤️... Buenas noches!!! ✨

A photo posted by Jor Cardoso y Angel Di Maria (@jorgelinacardoso) on

telegrafi sport app