Pak ditë më parë, Dhurata Dora njoftoi se para se të përfundojë viti 2021 do të sjell edhe një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja e njohur solli një pjesë të shkurtër të këngës së re që mban titullin “Criminal”, teksa mori reagime pozitive nga ana e fansave.
Ndërsa, sot (e martë), Dhurata ka zbuluar datën dhe orën e lansimit të këngës së re, e cila do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.
“Criminal, nesër ora 23:59”, ka shkruar Dhurata në një postim në InstaStory.
Kujtojmë që kënga e fundit e Dhuratës “Mi Amor” erdhi në bashkëpunim me reperin, Noizy.
Krahas projekteve këngëtarja e njohur ka qenë e angazhuar me koncerte të shumta gjatë gjithë vitit 2021. /Telegrafi/