LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një vajzë e mitur në Prizren

Dhunohet një vajzë e mitur në Prizren

Një prind kishte raportuar në polici se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar në shtëpinë e një femre tjetër  në Prizren.

Sipas policisë thuhet se gjatë qëndrimit në shtëpinë e një femre, e njëjta  kishte kryer marrëdhënie seksuale më një mashkull të moshës madhore.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë”, njofton policia. /Telegrafi/