Site icon Telegrafi

Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës seksuale ka ndodhur në Obiliq, ku një femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull kosovar.

Incidenti ka ndodhur në orën 20:05 dhe viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore për pasojat e ngjarjes.

I dyshuari për këtë veprim ka arritur të largohet dhe aktualisht gjendet në arrati. /Telegrafi/

 

Exit mobile version