LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra ushtarë lirohen gjatë shkëmbimit të robërve mes Kievit e Moskës

Dhjetëra ushtarë lirohen gjatë shkëmbimit të robërve mes Kievit e Moskës

Zyrtarët ukrainas njoftuan se dhjetëra robër lufte u shkëmbyen të shtunën. Mes tyre edhe shumë ushtarakë që patën rezistuar në qytetin Mariupol, të rrethuar prej muajsh nga forcat ruse dhe që u shndërrua në rrënoja. Pala ruse njoftoi për një “kategori të veçantë” robërish rusë të dorëzuar nga Ukraina, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Dhjetëra rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të robërve të luftës, thanë të shtunën zyrtarët e të dyja palëve.


Ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak njoftoi me një mesazh në Telegram se ishin liruar 116 robër ukrainas.

Ai tha se ndër robërit e liruar ishin ushtarakë që kishin rezistuar në Mariupol gjatë rrethimit disa mujor që e shndërroi këtë qytet në rrënoja, si dhe luftëtarë guerilas nga rajoni Kherson dhe snajpera të kapur gjatë betejave të ashpra për qytetin Bakhmut.

Yermak njoftoi gjithashtu se i ishin dorëzuar Ukrainës trupat e punonjësve britanikë të ndihmave, Andrew Bagshaw dhe Chris Parry. Ata u vranë gjatë përpjekjeve në janar për një operacion evakuimi humanitar në Ukrainën lindore, pati njoftuar më parë familja e zotit Parry.

Zyrtarët rusë njoftuan se 63 ushtarakë rusë ishin kthyer nga Ukraina, ndër ta edhe disa të burgosur “të një kategorie të veçantë” për të cilët ishte ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata e qarkulluar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ofron detaje të mëtejshme për këta robër “të kategorisë së veçantë”.

Rusia ka integruar zyrtarisht zonat e pushtuara të Ukrainës, në Distriktin Ushtarak Jugor të Rusisë, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm të zbulimit. Lajmi për këtë integrim u dha nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila njoftoi se rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson po kalohen nën komandën me tre yje me seli në Rostov-on-Don. Raporti thotë se sidoqoftë ky ndryshim “nuk duket se do të ketë një ndikim të menjëhershëm” tek sulmi i Rusisë në Ukrainë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori