Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 611 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2016.
Kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më “dorëlëshuara”, ndaj përforcimit të ushtrisë.
Nëntë shtetet e tjera të listës kanë shpenzuar në total 632 miliardë dollarë, pra vetëm 21 miliardë më shumë se SHBA-të. Të llogaritura në përqindje, shpenzimet ushtarake të SHBA-ve, janë sa 36% e shpenzimeve ushtarake të të gjithë globit, transmeton tch.
Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe, në Stokholm. Më poshtë po ju sjellim listën me shtetet që kanë kryer më shumë shpenzime ushtarake dhe vlerën e këtij shpenzimi.
SHBA – 611 miliardë dollarë
Kina – 215 miliardë dollarë
Rusia – 69 miliardë dollarë
Arabia Saudite – 64 miliardë dollarë
India – 56 miliardë dollarë
Franca – 56 miliardë dollarë
Britania – 48 miliardë dollarë
Japonia – 46 miliardë dollarë
Gjermania – 41 miliardë dollarë
Koreja e Jugut – 37 miliardë dollarë