Dhimbjet menstruale janë po aq të rrezikshme dhe të dëmshme sa një atak kardiak. Ky ka qenë përfundimi i një studimi shkencor nga University College në Londër.
Nëse meshkujve u bën efekt një medikament për dhimbjet abdominal për 49 minuta, femrat kërkojnë 65 minuta kohë të qetësohen.
Ndonëse mendohet se femrat e teprojnë me dhimbjet dhe e dramatizojnë gjendjen për shkak të stereotipeve seksiste John Guillebaud, profesor i shëndetit riprodhues në University College London, zbuloi se dhimbjet e periodave mund të jenë aq të dëmshme sa një atak në zemër.
Është e pabesueshme sa pak ekspertë e specialistë angazhohen në të tilla studime! Ndonëse vitet e fundit janë bërë shumë fushata në mediat sociale rreth kësaj çështjeje, ende nuk është përhapur në diskursin mjekësor.
Mosnjohja e shkakut të këtyre dhimbjeve është jo pak shqetësuese në të gjithë mjekësinë.
Nëse nuk e dinit fjala histerike rrjedh nga hystericus, që do të thotë ‘e mitrës’. Pra histerizmat siç shprehen disa e kane gjenezen nga dhimbjet menstruale dhe kjo eshte vertetuar shkencerisht. /Living