LAJMI I FUNDIT:

Dhimbje e fortё fyti dhe kollё? Luftojeni me pijet qё pёrgatit mami

Dhimbje e fortё fyti dhe kollё? Luftojeni me pijet qё pёrgatit mami
ill young girl with fever drinking cup of warm tea

Dhimbja e fytit ёshtё njё nga shqetësimet qё na mundon dhe tashmё po pёrshkrojmё fiks atё periudhё tё vitit qё mundёsitё pёr t’u sёmurur janё tё shumta.

Ndryshimet e vazhdueshme tё kohёs dhe temperaturat tё ulёta favorizojnё situata gripale qё lënё pas pasoja, ndёr to kollёn dhe dhimbjen e fortё tё fytit.

Ndaj zgjidhja ёshtё vetёm njё. Drejtojuni mamit. Ajo e di me siguri se cilёt janё 4 pёrbёrёsit, (i keni nё shtёpi), me tё cilёt mund tё luftoni dhimbjen lehtё dhe shpejt.

Jamball

Prej shumё vitesh kjo bimё pёrdoret pёr tё shёruar dhimbjen e fytit. Ndaj kur zgjoheni nё mёngjes pёrzieni pak jamball me ujё dhe shpёlani gojёn. Studimet dё fundmi kanё treguar se ёshtё shumё rezultativ.

Mjalti

Sigurisht qё nuk mund tё mungonte nga kjo listё. Mund tё jeni mёsuar ta shijoni tё shoqёruar me çaj, por nёse hani njё lugё kur kolliteni, ose ju dhemb fyti menjёherё do tё shikoni ndryshimin, pasi mjalti zbut fytin e acaruar. Njё studim sё fundmi ka treguar se nёse hani pak mjaltё kur kolla ju vёshtirёson ёshtё mё mirё sesa tё merrni mjekime.

Ujё me kripё

Uji me kripё ёshtё njё nga pёrzierjet qё me siguri nё tё tilla raste do tё na sugjeronte gjyshja ose mami. Shpёlarja me ujё dhe kripё lehtёson dhimbjen e fytit dhe e pastron atё.

Nenexhik

Ai ёshtё i njohur pёr freskinё qё i fal frymёmarrjes. Gjithashtu edhe spray tё ndryshёm qё kanё nё pёrbёrien e tyre nenexhik mund tё lehtёsojnё dhimbjen tuaj.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori