Një shofere amerikane e cila bëri rrugë 40 minuta për t’ia dorëzuar një konsumatori ushqimin refuzoi t’ia jepte porosinë, pasi ai ia kishte lënë bakshish vetëm 8 dollarë.
Shoferja e zemëruar flet me të dhe i thotë se kishte përshkuar rrugë 19 kilometra për t’ia dorëzuar atij ushqimin.
Në pamjet virale të kapura nga kamera e ziles së shtëpisë së pronarit, shoferja qartësisht e mërzitur kërkon të flasë me të përpara se t’ia dorëzojë ushqimin.
Ajo i tha se ai duhet ta kuptojë rrugën që kishte përshkruar dhe distancën mes restorantit dhe shtëpisë së tij.
Shoferja i tha se ishte larg 40 minuta me makinë por burri e kundërshtoi duke i thënë se ishte 15-20 minuta me veturë.
Kështu ajo refuzoi të debatonte tutje me të dhe u largua duke e marrë edhe ushqimin që kishte për ta dorëzuar. /Telegrafi/