Site icon Telegrafi

Detyroi shitësin e një mobil shopi në Pejë t’ia jap një telefon në vlerë prej 700 euro, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Stacioni Policor në Pejё të mërkurën ёshtё informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrё ne njё lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kёrkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё 700 euro, ose para tё gatshme nё shumёn prej 700 euro.

Sipas një njoftimi, ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjes sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Detyrim’, ndёrsa ankuesit iu ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. /Telegrafi/

 

Exit mobile version