LAJMI I FUNDIT:

Dëshmorët e Polacit nesër rivarrosen në Marinë

Dëshmorët e Polacit nesër rivarrosen në Marinë

Nesër fillon puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt, si dhe po të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.

Zhvarrimi i dëshmorëve nis në orën 10:00, ndërsa, ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.


Anëtarë të Këshillit Organizativ që zyrtarisht janë të angazhuar në mbështetje të këtij aktiviteti janë Forca e sigurisë së Kosovës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Drenasit, Zyra e Kryeministrit, Zyra për çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Komisioni për persona të zhdukur, Instituti i mjekësisë ligjore dhe Agjencia për menaxhimin e komplekseve memorialë.

Përndryshe, me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05, është themeluar Këshillit Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori