Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, ditë më parë bëri të ditur se ka nisur xhirimet e projektit të ri.
Derisa është duke e realizuar këngën e re, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme.
Ditën e sotme (e enjte) ajo ka publikuar një pozë atraktive nga shtrati ku vjen me një palë bikini ngjyrë bordo.
Imazhi në fjalë e shfaqë këngëtaren në formë të mrekullueshme duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.
“Hajde baby thirrem miss”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku siç shihet iu referua tekstit të këngës së saj të re.
Ndërkohë, imazhet e realizuara në Ksamil të Sarandës u pëlqyen mjaft shumë nga fansat në bazë të reagimeve në hapësirën për komente.
Për projektin e ri, Ronela ka theksuar se do jetë veror dhe shumë ritmik siç tashmë njihet edhe për paraqitjet atraktive në klip. /Telegrafi/