LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani 1,293 raste aktive me coronavirus në Kosovë – komunat që kanë numrin më të madh të personave të infektuar

Deri më tani 1,293 raste aktive me coronavirus në Kosovë – komunat që kanë numrin më të madh të personave të infektuar

Tash e tre muaj vendi ynë është duke u përballur me virusin COVID-19. E, që nga paraqitja e rasteve të para (13 mars) e deri tani janë infektuar 2 mijë e 991 persona, 1 mijë e 644 prej tyre janë shëruar kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 293.

Nga virusi COVID-19, në vendin tonë kanë humbur jetën 56 persona, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese, transmeton Telegrafi.

Nga numri i përgjithshëm i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë, 51.92% janë meshkuj, kurse  48.08% femra.

Ndërsa, kryeqyteti vazhdon të jetë komuna më më së shumti raste me coronavirus, në Prishtinë gjithsej me virus janë konfirmuar 690 persona.

Pas Prishtinës, radhitet komuna e Vushtrrisë me 343 qytetarë të infektuar.

Në vendin e tretë, të komunave që kanë më së shumti persona të infektuar është Prizreni, 300 raste deri tani, shkruan Telegrafi.

Në komunën e Ferizajt deri tani janë konfirmuar 191 qytetarë me virusin COVID-19.

Komuna e Gjilanit 177 raste, komuna e Pejës 165 raste, komuna e Mitrovicës 125 raste, komuna e Vitisë 118 raste, komuna e Fushë-Kosovës 105 raste.

Në komunën e Malishevës 81 raste, në komunën e Rahovecit 71 raste, në Komunën e Gjakovës 61 raste, në komunën e Suharekës 56 raste, në komunën e  Podujevës 52 raste, në Kamenicë 49 raste, në Mitrovicën e Veriut 43 raste, në komunën e Lipjanit 40 raste.

Në komunë e Obiliqit 39 raste, në komunën e Mamushës 39 raste.

Në komunën e Istogut 38 raste. Në komunën e Skenderaj 31 raste. Në komunën e Zveçanit 25 raste. Në komunën e  Zubin Potokut 24 raste, në komunën e Shtimës 23 raste.

Në Drenas 18 raste, në Dragash 14 raste, në Kaçanik 11 raste, në Klinë 8 raste,  në Han të Elezit 7 raste, në Drenas 3 raste, në Deçan 3 raste, në Kllokot 2 raste dhe në Partesh 1 rast.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

IKSHPK kërkon të mbahet distanca fizike dhe maskat dhe po ashtu qytetarët të lajnë duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.

Gjithashtu, IKSHPK kërkon të mos bëhet grumbullimi i madh i njerëzve pasi që ekziston rreziku i përhapjes së virusit./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori