Site icon Telegrafi

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në spitalin e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

“Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version