LAJMI I FUNDIT:

Dërgohet në Klinikën Infektive një i burgosur në Istog, dyshohet për COVID-19

Dërgohet në Klinikën Infektive një i burgosur në Istog, dyshohet për COVID-19

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj, ka njoftuar se kanë dërguar në Klinikën Infektive një person të dyshuar me COVID-19.

Dreshaj ka treguar se personi i dyshuar nuk ka pasur kontakte me qytetarët, pasi që ishte i burgosur transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgojë një person nga stacioni i policisë Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar me shenja të COVID 19.
Personi , D.B i lindur me 1985, është një banor nga komuna e Podujevës, ishte i arrestuar në Pejë, ndërsa ishte transportuar në Istog. Fal Zotit nuk ka pas kontakt me asnjë qytetarë nga komuna Istogut”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Dreshaj ka theksuar se ekipi mjekësor që ka pasur kontakt me personin e dyshuar është izoluar.

“Edhe pse stafi mjekësor ishte komplet me pajisje i maskuar dhe me veshje adekuate, mirëpo vendosëm që ekipi i stafit mjekësor të izolohet.  Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe IKSHP-së”.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 135 raste me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori