Site icon Telegrafi

Derbi në Mitrovicë

Edhe pse sivjet dallojnë për nga kualiteti, i cili flet në favor të mitrovicasve, edhe dueli i së dielës mes tyre pritet të jetë mjaft interesant.

Trepça ’89 po shkëlqen në këtë sezon, gjë që e konfirmon fakti se aktualisht është skuadra e vetme e pamposhtur në Superligë. “Minatorët” deri më tani i kanë regjistruar katër fitore e një barazim, me të cilat është pozicionuar në vendin e parë të tabelës me 13 pikë.

Mitrovicasit synojnë ta ruajnë dhe ta përforcojnë këtë pozicion me një fitore të re ndaj Prishtinës. Bardhekaltrit sivjet kanë startuar dukshëm më zbehtë, por fitorja e fundit ndaj Vushtrrisë e ka kthyer vetëbesimin te ekipi i Ramiz Krasniqit.

Përkundër komplimenteve që ua ka bërë mitrovicasve, trajneri i prishtinasve ka thënë se sfida e së dielës nuk është e pakalueshme për ekipin e tij, por ka kërkuar angazhim maksimal nga futbollistët e tij, shkruan zëri.

Ndeshja interesante po të dielën do të zhvillohet në Pejë ndërmjet Besës dhe Lirisë, kurse Vushtrria takohet me Dritën. Ndërsa, Llapi pret Drenicën.

 

Superliga – Java e 6-të

E diel

Besa – Liria

Vushtrria – Drita

Trepça 89 – Prishtina

Llapi – Drenica

E hënë

Hajvalia – Feronikeli

 

Liga e Parë – Java e 5-të

E diel

Trepça – Vllaznia (P)

Ferizaj – Flamurtari

Dukagjini – Behari

Luftëtari – Kosova (P)

Ndeshjet fillojnë në orën 16:00

Exit mobile version