LAJMI I FUNDIT:

“Der Spiegel”: “Agimi i Artë” ka lidhje me neonazistët bavarezë

“Der Spiegel”: “Agimi i Artë” ka lidhje me neonazistët bavarezë

Revista gjermane “Der Spiegel” zbulon se partia neonaziste “Agimi i Artë” ka lidhje me neonazistët në Bavari, zonë që sipas revistës, konsiderohet “djepi i rilindjes së nazizmit”.

Ndërkohë që Agimi i Artë ka hapur tashmë një degë në Nuremberg, gjë që u kundërshtua me forcë nga komuniteti i emigrantëve grekë në Gjermani, revista e njohur shkruan se “shërbimi sekret gjerman është në dijeni të lidhjeve mes neonazistëve dhe autoritetet shohin me shqetësim lëvizjet e ‘Agimit të Artë’”, transmeton "Balkanweb".

“’Agimi i Artë’ ka fituar kontakte të ngushta me neonazistët gjermanë në Bavari dhe shërbimet e inteligjencës të shtetit ndjekin me interes lëvizjet e kreut të partisë Nikos Mihaloliakos”, thuhet në shkrimin e prestigjiozes gjermane.


Përfaqësuesi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës i tha revistës se "’Agimi i Artë’ ka një rrjet ndërkombëtar kontaktesh, të cilat janë forcuar përmes vizitave reciproke dhe takimeve në Evropë".

Sondazhi më i ri i zhvilluar në Greqi, e rendit partinë “Agimi i Artë” në vend të tretë me 10 pwr qind, ndërsa retorika e tij ka shqetësuar së fundi edhe strukturat evropiane. Para disa ditësh komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks kërkoi që kjo parti të dalë jashtë ligjit dhe të mos përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/