LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së Basha, mesazh LDK-së: Nuk ka pazar me borde, do të jenë profesionale

Deputeti i LVV-së Basha, mesazh LDK-së: Nuk ka pazar me borde, do të jenë profesionale

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth marrëveshjes së mundshme LVV-LDK për koalicion qeverisës.

Basha ka thënë se jo vetëm çështja e Presidentit, por edhe bordet e Agjencive shtetërore në varësi qeveritare, do të jenë të përfaqësuara nga profesionist që nuk do jenë të ngjyrosur politikisht nga asnjë subjekt.

“Me borde nuk do ketë pazar, as apetite, as ndarje politike. Ato në varësi shtetërore, rrjedhimisht qeveritare, do të jenë të përfaqësuara nga profesionist pa dallime partiake, nga cilado parti qofshin, të jenë profesionist. Ne të gjithë e kemi të qartë, besoj edhe LDK se populli me 6 tetor ka vendosur për ndryshim nga e kaluara, rrjedhimisht, ky ndryshim vije me profesionist, jo me ndarje kulaçi. VV do të qeveris me parime, besojeni. 1 milion e 800 mijë qytetarë po presin ndryshimin e premtuar. Tani unë besoi se duhet të ketë reflektim”, deklaroi deputeti i LVV-së Basha për ‘RADIO 1’


Ndryshe deklarata e deputeti Basha vje pas deklarimeve nga disa burime të LVV-së këto ditë, se çështjen për ndarjen e kulaçit në borde të aseteve shoqërore, e ka paraqitur si interesim LDK-ja.

Më tej Basha ka komentuar edhe çështjen e presidentit, duke thënë se VV mbetet parimore, duke kërkuar president konsensual dhe duke rikujtuar se Thaçi për president e ka votuar vet LDK-ja dikur.

Duke komentuar deklarimet e mbrëmshme në media të ish-ministrit të brendshëm të LDK-së Skender Hyseni, Deputeti Basha ka thënë se i njëjti i takon të kaluarës dhe nuk është mirë të merret me komente.

“Hyseni i takon të kaluarës. Nuk është mirë të merret me këto tema. Ne po shohim përpara dhe jemi të interesuar ta implementojmë vullnetin e 6 tetorit”, tha Basha i VV-së. /RADIO1/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori