LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala infektohet me coronavirus

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala infektohet me coronavirus

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shala sot është pranuar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.


Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”,thuhet në njoftim.

Aktualisht, edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj, që vijnë nga LDK-ja, janë në vetizolim, pasi para pak ditësh kanë rezultuar pozitiv. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë po ashtu në mesin e të infektuarve, por është shëruar tashmë.

Deputetë të kësaj partie të infektuar me coronavirus janë Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Kujtim Gashi, shumica prej të cilëve tashmë janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori