LAJMI I FUNDIT:

Deputetët: Kosova e papërgatitur për valën e dytë të pandemisë

Deputetët: Kosova e papërgatitur për valën e dytë të pandemisë

Ndonëse numri i të prekurve me Covid-19, ka filluar të rritet në të gjitha vendet e botës, por edhe në Kosovë ka filluar e ashtuquajtura vala e dytë e pandemisë, disa deputetë të Kuvendit po e konsiderojnë se vendi ynë nuk është i përgatitur për këtë valë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka, po konsideron se kjo po ndodhë nga joserioziteti i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë, përderisa bënë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat, pasi siç thotë ai, shteti ka dështuar në menaxhim të pandemisë.


Uka ka thënë se Kosova është e papërgatitur për valën e dytë, pasi që testimet masive dhe spitali për Covid-19, që ishin premtuar, nuk janë realizuar.

“Realisht më këtë që po shohim, është totalisht e pa përgatitur, e para për faktin që për një kohë të gjatë na është folur për testime masive, këto nuk kanë ndodhur asnjëherë, pastaj përherë flitet për një spital për Covid-19 që nuk shihet askund në horizont dhe përgatitjet e tjera, të cilat do të duhej të ndodhnin tash e sa muaj të pandemisë nuk kanë ndodhur dhe habia më e madhe ka qenë deklarimi i këtij ministri në komisionin parlamentar për shëndetësi që thotë se mund të mos ketë fare valë të dytë. Përderisa ne e shohim që kjo po ndodhë në gjitha vendet e rajonit por edhe në Evropë, dhe njëkohësisht po vërejmë edhe një shtim të numrit të rasteve ditëve të fundit. Tërë kjo tregon jo vetëm seriozitetin gjatë pandemisë, gjithashtu edhe injorancën totale të këtij ministri për menaxhim të pandemisë, prandaj e konsideroj që jemi të rrezikuar në një formë apo në tjetrën edhe prej kësaj keqqeverisje dhe këtij keq menaxhimi dhe lutja ime është për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë t’i respektojnë këto masa të cilat janë të vëna prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe kësisoj ta marrim vet situatën në dorë e të kujdesemi vet për shëndetin tonë, sepse po shihet që këta mekanizma shtetëror nuk funksionojnë”, ka thënë Uka për KP.

Uka theksoi se partia e tij çdoherë kanë qenë të zëshëm në raport me menaxhimin e situatës me Covid-19, edhe atëherë kur Qeveri e Republikës së Kosovës, nuk ia kanë dal që të adresojë shqetësimet e qytetarëve për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Ndërsa deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se për ta kaluar këtë fazë, duhet të ketë organizim dhe menaxhim më të mirë për mbrojtje ndaj pandemisë.

“Do të duhet të punohej më me shumë përgjegjësi, më me shumë ri-organizim të sistemit tonë shëndetësor, ne kemi profesionistë të shkëlqyer, kemi edhe kapacitete, vetëm se duhet menaxhim dhe organizim i mirë”, ka thënë Haxhiu.

E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj thotë se megjithëse Kosova është duke u futur në valën e dytë të infeksionit, komisioni për shëndetësi është duke e monitoruar implementimin e ligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Megjithatë, Reshitaj theksoi se është krijuar një edukatë qytetarë për respektimin të masave për mbajtje të maskës, por se duhet të punohet më shumë për distancën fizike, përderisa thotë se do të monitorohet edhe puna e inspektoratit dhe puna e gjithë akterëve përgjegjës.

“Jemi duke u futur në një sezon e cila është në disfavor tonin dhe gjitha vendeve tjera normalisht. Unë pres një valë të dytë të infeksionit, dua të besoj që ne tashmë jemi mësuar dhe kemi krijuar një edukatë qytetare për respektim të masave, sidomos mbajtjes së maskës, do të duhet të punojmë më shumë në distancën fizike sepse edhe për mbajtjen e higjienës personale. E shoh një vigjilencë të shtuar të qytetarëve. Për ne është shumë e rëndësishme ta kontrollojmë situatën me tubimet, duhet të mbahet distanca fizike dhe normalisht të mundohemi bashkërisht ta tejkalojmë këtë situatë. Kosova ka një plan B të veprimit. Unë besoj shumë në personelin shëndetësor, besoj shumë në ekspertët shëndetësor dhe ne do të monitorojmë pjesën politike sa po arrijnë të pranoj gjitha këto ekspertiza shëndetësore dhe sa po arrijnë t’i implementojnë edhe ta monitorojnë punën e inspektoratit, punën e gjithë akterëve përgjegjës që janë”, ka thënë Reshitaj.

E numri i madh i të infektuarve me virusin Covid-19, është shqetësues edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, i cili thotë për KosovaPress, se ky numër ka filluar të rritët gjatë këtyre 10 ditëve.

E për trajtim të këtyre rasteve, ai thotë se janë duke bërë përgatitje në tri drejtime për trajtim ndaj të prekurve me pandeminë Covid-19.

Krasniqi thotë se tani është rritur kapaciteti me shtretër por edhe me resurse humane, përderisa thekson se 1500 specializantë pritet që së shpejti t’i bashkohen sistemit shëndetësorë.

“Ne jemi duke bërë përgatitjet në tri drejtime. Jemi duke shtuar kapacitetet me shtretër, kemi bërë një plan që të kemi në dispozicion rreth 900 shtretër, në rast se kemi kërkesa për kapacitete të tilla për t’u shtrirë pacientët. Po ashtu, jemi duke rritur kapacitetet dhe resurset humane, ju e dini që tashmë 1500 specializantë kanë fituar të drejtën e fillimit të specializimit dhe pritet që së shpejti t’i bashkangjiten sistemit tonë shëndetësorë, dhe po ashtu edhe 375 profesionistë tjerë shëndetësorë janë punësuar me afat të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë në mbështetje të projektit të Bankës Botërore dhe kjo do të na lehtësoj sado pak, sidomos çështjen e resurseve humane. Shtylla tjetër e tretë, jemi duke bërë përgatitjen që të sigurohemi që të kemi furnizim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm me produkte të cilat trajtohen këta pacientë, përfshirë edhe barnat medicionale dhe pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësorë”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori