LAJMI I FUNDIT:

I dënuari i përjetshëm u arratis në Nevada – pas katër ditëve u zbulua se nuk ishte në qeli

I dënuari i përjetshëm u arratis në Nevada – pas katër ditëve u zbulua se nuk ishte në qeli

Kreu i Departamentit të Korrektues të Nevadës ka dhënë dorëheqje me kërkesë të guvernatorit të shtetit amerikan pasi u zbulua se një i burgosur i përjetshëm jo vetëm që u arratis nga burgu, por se një gjë e tillë nuk është hetuar për katër ditë të plota.

Sipas raportit, Guvernatori Steve Sisolak “kërkoi dhe mori dorëheqjen e Drejtorit të Burgjeve, Charles Daniels, me efekt menjëherë dhe gjashtë oficerë burgu u pezulluan”.


Porfirio Duarte-Herrera, i dënuar me burgim të përjetshëm për shpërthimin e vitit 2007, u arratis më 23 shtator nga burgu i Shkretëtirës Jugore pranë Las Vegasit. Askush nuk e vuri re se kjo ndodhi për katër ditë, raporton washingtonpost.

Steve Sisolak

Duarte-Herrera, 42 vjeç, u kap në mes të Las Vegas të mërkurën mbrëma, duke u përpjekur të hipte në një autobus që do ta dërgonte jashtë qytetit.

Bugru i “Shkretëtirës së Jugut” është klasifikuar si një objekt i sigurisë së mesme dhe administrata e tij nuk e bëri të ditur zhdukjen e Duarte-Herrera deri të martën.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për përdorimin e një pajisjeje të punuar me dorë, të aktivizuar nga distanca për të shpërthyer jashtë një kazinoje në Las Vegas, duke vrarë një person.

Policia e Las Vegas tha se mori një informacion të mërkurën në mbrëmje se një person që përputhej me përshkrimin e të arratisurit ishte në zonën e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe identiteti është konfirmuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori