Një person është arrestuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/