Shefi i OKB-së, Antonio Guterres thotë se dëmtimi i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias të pushtuar nga Rusia në Ukrainë do të ishte “vetëvrasje”.

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve në Lviv, Guterres thotë se ishte “shumë i shqetësuar” për situatën në uzinë dhe tha se duhej çmilitarizuar, raporton bbc.

Ai thotë se “Ne duhet ta themi ashtu siç është – çdo dëm i mundshëm në Zaporizhzhia është vetëvrasje”.

Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil Pas takimit me Zelenskyn, Erdogan: Ne nuk duam një tjetër Çernobil

Guterres shton se objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e “ndonjë operacioni ushtarak” dhe se “marrëveshja urgjente duhet të arrihet për të rivendosur infrastrukturën vetëm civile të Zaporizhzhia dhe për të garantuar sigurinë e zonës”.

Reklama

Theksojmë se Guterres së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan janë takuar sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Ukrainë.

Reklama

Erdogan gjatë ditës kishte deklaruar se bota nuk është e përgatitur për një Çernobil të ri. /Telegrafi/