Site icon Telegrafi

Demolohen ulëset dhe nyjat sanitare në palestrën “Karagaçi” në Pejë (Foto)

Ulëset të cilat janë vendosur së fundmi, janë thyer në masë të madhe, ndërsa shumë të tjera janë shkulur nga vendi.

Uji ka mbushur tualetin dhe korridorin, pasi uji ka rrjedhur pandërprerë, derisa është ndalur nga kujdestarët.

Drejtori i Drejtoratit për Sport, Engelbert Zefaj ka postuar fotografitë, e gjendjes së palestrës, pasi që ka përfunduar ndeshja basketbollistike e vlefshme për Super Kupën e Kosovës.

“Kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe shikoni si u katandis palestra! Nësë vazhdohet kështu, çfarë mendoni si do te jete gjendja ne fund të kampionatit?!!!” ka shkruar Zefaj në Facebook, duke shtuar se “këto sjellje nuk bën të tolerohen”.

Exit mobile version