Site icon Telegrafi

Dembele apo Rafinha? Formacionet e mundshme të Barcelonës pa Messin në El Clasico

Ndeshja më e madhe e vitit në Spanjë, por ndoshta edhe në futbollin evropian në mes të Barcelonës dhe Real Madridit e njohur ndryshe si El Clasico do të zhvillohet këtë të diel, por Blaugranët do të jetë pa yllin e tyre, Lionel Messi.

Messi, në fund të fundit, është mbreti i El Clasicos, me më shumë gola (26 të shënuara) dhe më shumë asistime (14 sosh) se çdo lojtar tjetër që ka bërë ndonjëherë në ndeshjen më të njohur në futbollin botëror.

Por, ylli argjentinas do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës dhe do të mungojë në El Clasico pas shumë kohësh.

Lexo po ashtu Pas 11 vitesh vjen El Clasico i parë pa Messin dhe Ronaldon - Këto ishin formacionet e vitit 2007, pa dy yjet e mëdha botërore

Mungesa e kapitenit do të jetë e madhe për trajnerin Ernesto Valverde, por do t’i duhet të bëjë pa të sikurse në fitoren 2-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të jetë pa ‘mbretin’ e El Clasicove (Getty Images)

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar disa formacione të mundshme se si Barcelona do të mund të paraqitet në El Clasico pa Messin.

 

Formacioni i parë është ai i njëjti sikurse ai ndaj Interit, ku spanjolli Rafinha, i cili shënoi golin e parë ndaj Nerazzurrëve pritet të konfirmohet në anën e djathtë të sulmit, ndërsa pjesa tjetër e gjitha e pandryshuar.

Ndërsa, formacioni i dytë mbetet i pandryshuar, por me vetëm francezin Ousmane Dembele në krahun e djathtë të sulmit në vend të Rafinhas.

El Clasico e radhës do të zhvillohet të dielën në Camp Nou me fillim nga ora 16:15 dhe i takon javës së 10-të të La Ligas. /Telegrafi/  

Exit mobile version