Site icon Telegrafi

Delawie: Korrupsioni është njëra ndër pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie tha se duhet që të hulumtohen dhe të dënohen zyrtarët e lartë që janë të përfshirë në korrupsion.

Këto deklarata ambasadori Delawie i ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Megjithatë Delawie tha se në këtë aspekt kanë ndodhur edhe disa gjëra pozitive. Sipas ambasadorit amerikan janë parë një numër i zyrtarëve të lartë që janë dënuar.

“Kemi parë arrestime të mëdha, kemi parë rregulla më transparente në shërbimin doganor. Një raport që  ka dal përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë. Këto çështje duhet të  vazhdojnë t’i shtyjmë përpara. E di se jemi duke bërë presion të madh në secilën nga këto, por dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Dhe kjo është një nder rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Delawie.

Exit mobile version