Jose Gonzalez Flores po voziste në një autostradë në Virginia të Shteteve të Bashkuara, kur pranë tij ka shkuar një njeri i zhveshur që provoi ta godiste.
Ky 32-vjeçar i kishte hequr rrobat e donte ta turpëronte një shofer i cili ia kishte zënë rrugën dhe nuk po e lejonte të kalonte, transmeton Telegrafi.
Pasi shoferi ishte larguar, u bë i dhunshëm me të pranishmit tjerë në rrugë.
Mësohet se atë e kanë arrestuar forcat e rendit, ndërsa u dërgua në mbajtje nën akuzën për paraqitje jo të denjë në publik. /Telegrafi/