LAJMI I FUNDIT:

Del Bosque: Barca dhe Reali favoritë në LK

Del Bosque: Barca dhe Reali favoritë në LK

Vicente del Bosque ka hedhur poshtë supozimet se futbolli spanjoll është në rënie dhe beson se Real Madridi dhe Barcelona janë dy skuadrat që duhen mposhtur në Ligën e Kampionëve.

“Futbolli spanjoll nuk është në rënie. Lojtarët si Messi dhe Ronaldo nuk shënojnë aq shumë vetëm për shkak se kundërshtarët janë të dobët.

“Katër nga 16 ekipet e mbetura në Ligën e Kampionëve janë nga Spanja. Finalja e vitit të kaluar në Europa League ishte një ndeshje në mes dy ekipeve spanjolle. Dhe Atletico është në ngritje sërish”.


“Barcelona dhe Madrid janë duke fituar shumicën e ndeshjeve, por ata janë ekipe të jashtëzakonshme. Ata janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas meje”, ka thënë trajneri spanjoll për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/