Këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Labinot Tahiri, prej vitesh është i martuar me partneren e tij, Hanën dhe tashmë kanë tre fëmijë.
Dhe sot (e mërkurë) ka një arsye më shumë për të festuar në familjen e tij, pasi djali i madh (Eli) feston ditëlindjen e 18-të.
Me këtë rast nuk ka munguar një urim i veçantë nga i ati, duke përzgjedhur fjalët më emocionuese për të birin.
“Sot 18 vitë më parë Zoti më dha ndjenjat për ti kuptuar sfidat e prindërve të mi! Sot 18 vite më parë u bëra BABA duke më sjellur Zoti fëmijun e parë në jetë! Ishte një ndjenjë e cila sot e asaj dite me ardhjen e Elit në jetë gjêrat ndryshuan pêr sëmbari”.
“Evlad i babês, të urojmë shumë të mira në jetë ty dhe të gjithë femijëve të botës. Nëse shumë çka nuk të dhuron Zoti, e dim mirë që duart për të ju dhuruar të tjerëve mirësi ti ka dhuruar. Prandaj mos u ndal kurrë edhe kur unë nuk jam në k’të jetë”.
“Krenarë me ty për shkak edukatës që ta ka dhuruar Hana( mami) se babi ishtë nëpër dynja dhe ajo kohë me mungon shumë por ia ka vlejtur që kam punuar e sakrifikuar për ty e pêr ju.Të duam shumë babi, mami Edi e Zana, pasuri e familjes dhe shoqërisë sonë. Urime Ditëlindjen Artist”, ka shkruar ndër të tjerash Labi në postimin e tij të ndarë në Instagram, bashkangjitur një sërë imazhesh familjare.
Në anën tjetër, Tahiri është në përgatitje të projekteve të reja dhe premtoi se këtë vit do rikthehet fuqishëm në skenë. /Telegrafi/