Site icon Telegrafi

De Gea i thotë Ramosit që ta afrojë te Real Madridi

Portieri i njohur spanjoll David De Gea, vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Lojtari i ka kërkuar kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, që të marr te në skuadrën e tyre.

Lajmin e jep Diario Gol, që shkruan se biseda mes lojtarëve është bërë gjatë tubimit të fundit të kombëtares.

Portieri i Manchester United është i lidhur në dy vitet e fundit me një kalim te Reali.

Zinedine Zidane, por edhe Florentino Perez, janë admirues të lojtarit.

De Gea karrierën e ka nisur te Atletico Madridi, ndërsa para një viti transferimi te Reali kishte dështuar në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Edhe Keylor Navas, por edhe David De Gean kishin marrë rrugë për destinacionet e ardhme. /Telegrafi/  

Exit mobile version