LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Duam rezultat pozitiv ndaj Gjeorgjisë

De Biasi: Duam rezultat pozitiv ndaj Gjeorgjisë

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, ka deklaruar se përkundër faktit që sfida e të mërkurës ndaj Gjeorgjisë është vetëm ndeshje miqësore, kjo nuk do të ndikojë që ata të kërkojnë një rezultat pozitiv.

Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në testin para eliminatoreve që rifillojnë në mars, ndërsa De biasi është shprehur i qartë për objektivat e tij.

De Biasi ka nuk ka hezituar që të vë në pah identitetin tonë kombëtar dhe që të ngrijë lavdinë në mesin e ekipit.


“Na duhen lojtarë që ndjejnë fanellën dhe luajnë me zemër për shqiponjën dykrenare, që është simboli jonë. Ky duhet të jetë motiv për të gjithë lojtarët jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të vendeve tjera”.

“Është takimi i dhjetë miqësor brenda një viti dhe është e domosdoshme që të nxjerrim një rezultat pozitiv para ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese”, ka potencuar De Biasi. /Telegrafi/