LAJMI I FUNDIT:

Me dashuri deri në pafundësi – Meridian Express feston ditëlindjen e 8-të!

Me dashuri deri në pafundësi – Meridian Express feston ditëlindjen e 8-të!

Që nga hapja e dyqanit të parë më 1 tetor 2012, Meridian Express ka arritur ta zgjerojë rrjetin e saj deri në 39 markete në mbarë Kosovën, duke arritur të bëhet zgjedhja e parë e konsumatorit.

Meridian Express që nga themelimi, përveç se vazhdimisht ofron produkte të cilësisë së lartë, shërbime kualitative, korrektësi, dhe çmime të lira e për konsumatorët, ka arritur të krijoj inovacion në treg duke zhvilluar markete me stil modern dhe duke i dhuruar konsumatorëve zgjidhje më të shëndetshme me produktet e Meridian Kitchen dhe Buka Bakery.
Gjithmonë afër jush, miku i lagjes tuaj, Meridian Express, ju mundëson eksperiencën më të mirë në blerje, duke kursyer kohë dhe para.

Me rastin e ditëlindjes nga data 1 deri me 8 tetor, Meridian Express ju sjell 8 ditë festë, duke ju ofruara oferta me çmime festive dhe dashuri deri në pakufi.

Përgjatë këtij përvjetori, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga ofertat speciale, duke filluar më 1 tetor ku për blerjet mbi 10 € konsumatorët marrin një Bukë Malësie të vogël Gratis e me 3 tetor dyfishim  të pikëve në Programin e Lojalitetit.

Po ashtu, konsumatorët do të kenë mundësi që të fitojnë shpërblime përmes lojës shpërblyese ne rrjetet sociale gjatë muajit tetor.

Meridian Express falënderon të gjithë konsumatorët, partnerët dhe stafin për besimin e dhënë gjatë këtij udhëtimi 8 vjeçar dhe zotohet të bashkëpunojë me korrektësi me të gjithë dhe të sjell energji dhe ndryshime pozitive në tregun kosovar. Meridian Express do të vazhdojë investimin dhe zgjerimin në lagje të ndryshme në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja të punës dhe vazhdojë të sjell risi në industrinë e shitjes me pakicë.

Ju ftojmë të vizitoni marketet tona dhe të  përfitoni  nga ofertat më të mira dhe më të lira në vend!

Meridian Express, n’derë t’shtëpisë!

Artikull i sponzorizuar