LAJMI I FUNDIT:

Dashnorja e Putinit bëri një paraqitje të rrallë publike, por nuk përmend raportet për shëndetin e Putinit

Dashnorja e Putinit bëri një paraqitje të rrallë publike, por nuk përmend raportet për shëndetin e Putinit

Dashnorja e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë sot një paraqitje të rrallë publike, por ka shmangur të përmend luftën në Ukrainë dhe problemet shëndetësore të Putinit.

Alina Kabaeva, 39-vjeçare, ndonëse nuk është parë shpesh këtë vit, u shfaq sot për të hapur një qendër të re stërvitore gjimnastike, transmeton Telegrafi.

Duke hapur kompleksin e ri në Soçi, ajo nuk përmendi Putinin, mes pretendimeve se ai kishte rrëshqitur në shkallët e rezidencës së tij në Moskë dhe vuante nga kanceri dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ajo gjithashtu nuk përmendi luftën në Ukrainë.

Në vend të kësaj, ajo iu tha gjimnastëve në turneun ndërkombëtar Divine Grace se “e pamundura është e mundur”.

“Kur isha në gjimnastikë dhe një atlete, unë nuk mund të imagjinoja këto kushtesh”, tha ajo.

“Por siç tregon jeta, e pamundura është e mundur”.

“Dhe Rusia është vend me shumë mundësi”.

Mediet shtetërore në Moskë nuk lejohen të diskutojnë lidhjen e saj 15-vjeçare me Putinin apo edhe fëmijët që ata i kanë së bashku.

Hera e fundit kur Kabaeva u pa në publik ishte në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori