Danimarka suspendon Bendtnerin

Futbollisti i huazuar te Juventusi është kapur nga autoritetet daneze mbrëmjen e 2 marsit në gjendje të dehur duke vozitur në anën e gabuar të rrugës dhe kjo ka bërë që DBU të reagojë për këtë sjellje.
Në një komunikatë të lëshuar nga federata thuhet se kundërshtojnë çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe se çdo lojtar që e përfaqëson Danimarkën duhet të jetë shembull për shoqërinë.
Nicklas Bendtner ka regjistruar 55 paraqitje për kombëtaren e tij dhe ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































