Site icon Telegrafi

Danilo: Nuk guxojmë që kundërshtarit t’ia falim një pjesëlojë, në ndeshjen kthyese detyrim të fitojmë

Danilo e pranon se Juventus nuk tregoi asgjë në pjesën e parë ndaj Olympique Lyon, ku pësuan humbje me rezultat 1-0.

Lucas Tousart shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë në këtë fazë, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet pas tri javësh.

“Ne nuk mund t’i dhurojmë pjesën e parë kundërshtarit në një turne kaq të rëndësishëm. Ne jemi të vetëdijshëm që e bëmë dhe duhet të punojmë më shumë”.

Momenti i golit të Lucas Tousart . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Gjithmonë duhet të luajmë me agresivitetin që treguam në pjesën e dytë, kur e mbajtëm topin praktikisht tërë kohën dhe treguam më shumë guxim, më shumë iniciativë”.

“Duke luajtur para tifozëve tanë në ndeshjen e dytë, është detyrimi ynë të bëjëm presing, të shtyjmë përpara, të shënojmë, të fitojmë dhe të kualifikohemi në fazën tjetër të garës”, ka thënë Danilo për Sky Sport Italia.

Ndeshja e dytë është në Torino me 17 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version