Grant Kessler nga Ohio i Shteteve të Bashkuara, ka shkuar në spital i veshur me kostum, për të takuar vajzën që e ka lindur motra tij.
Mirëpo, motra tij e vogël Iris, që po ashtu po priste mbesën, ka mbetur e befasuar kur e ka parë vëllanë në këtë formë, transmeton Telegrafi.
Madje, adoleshenti e ka vënë edhe një kapëse metali në kravatë, në mënyrë që të duket sa më serioz.
E impresionuar nga përkushtimi tij, Iris e ka bërë një fotografi dhe e ka postuar në Twitter, që këtë rast ta shohin të gjithë ndjekësit e saj.
“Vëllai im është veshur kështu, sepse takimi i parë ka rëndësi të madhe”, shkruan ajo në përshkrimin e fotografisë, që është pëlqyer afro gjysmë milioni herë.
Mirëpo, kur e ka marrë në duar mbesën e quajtur Cater, ajo ka qëndruar qetë dhe e ka ngritur shuplakën e njërës dorë, sikur donte të falënderonte.
“Është tip interesant, shfaqet i veshur serioz në raste të pazakonta, e madje sjell edhe tortë pa asnjë arsye”, ka thënë ajo në komentet tjetër lidhur me veprimet e vëllait. /Telegrafi/