LAJMI I FUNDIT:

Dacic kërkon rrënimin e përmendores në Preshevë

Dacic kërkon rrënimin e përmendores në Preshevë

Kryeministri serb, Ivica Dacic i fton pushtetarët lokalë në Preshevë që vet ta heqin përmendoren kushtuar pjesëtarëve të UÇMPMB-së, “ose do të rrënohet”.

"Disa thonë se nuk guxojë që ta rrënojë përmendoren e ngritur për ata që kanë vrarë policë. Ose hiqeni vet, ose do të rrënohet, sepse në çdo pjesë të territorit të Serbisë, Qeveria serbe ka pushtetin ekzekutiv”, ka thënë Dacic, transmeton B92, citon Koha.net

Siç dihet, në fund të nëntorit në qendër të Preshevës është zbuluar përmendorja


Kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së. Në përmendore shkruan se atë e ngritën veteranët e UÇPMB-së, ndërsa në te janë të skalitur emrat e 27 luftëtarëve të rënë në luftën kundër forcave ish-jugosllave në Luginën e Preshevës. /Telegrafi/