Po bëhet fjalë për një veturë që ju përshtatet të gjithë njerëzve dhe për këtë shkak e ka edhe klientelën e ndryshme.
Kjo është Dacia Duster, ikona e veturës së fortë, me stil dhe e aksesueshme, me një fjalë ajo që njerëzit e kërkojnë.
Dacia Duster, një shembull i një suksesi qysh nga viti 2010 duke arritur rekorde shitjeje, me mbi 2 milionë njësi të shitura në mbarë botën.
Dacia Duster, veturë ideale, e përshtatshme për njerëzit anembanë botës, e përshtatshme për mot të ftohtë por edhe të nxehtë, me çmim të pamposhtur që sfidoi gjithë konkurrencën.
Si përmbledhje, një automjet i fortë, i besueshëm dhe i gjithanshëm që lëvizte si një 4WD.
Sidoqoftë, këtu janë disa fakte kurioze që mund të mos i dini:
Ndër të gjitha tregjet, Mbretëria e Bashkuar ka një përqindje më të lartë të femrave që blejnë Dacia Duster në krahasim me meshkujt.
Turqia ka grupin më të ri të blerësve të Duster (mesatarisht 42 vjeç) të cilët janë gjithashtu kryesisht familje (62% jetojnë me fëmijë).
Në Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali, njerëzit e duan natyrën: 23% e duan ecjen, 12% e duan çiklizmit dhe 9% e duan udhëtimin.
Në të njëjtat pesë vende, 44% e klientëve jetojnë në zonat rurale, 30% në qytete të vogla, 10% në qytete të mesme/të mëdha dhe 11% në zonat periferike.
Arsyet kryesore që njerëzit blejnë automjete Duster janë për çmimin e tij (56%), dizajnin e tij (20%) ose për shkak të besnikërisë (16%).
Duster është me të vërtetë një burim krenarie kombëtare dhe gjithashtu ndërkombëtare!
Ka fituar më shumë se 40 çmime që nga publikimi i tij: Makina Rumune e Vitit, SUV-i më i mirë në Mbretërinë e Bashkuar, Makina më e mirë familjare në Gjermani dhe Belgjikë dhe shumë të tjera që qëndrojnë si provë se sa i suksesshëm është ky model unik dhe ikonik në të vërtetë.
Përndryshe, Dacia Duster vjen edhe në Kosovë nga distributori i autorizuar AutoMita dhe fillon me një çmim tejet të arsyeshëm prej vetëm 14.990 eurove!