Miley, e cila është e zënë nëpër turne me albumin e saj të fundit “Can’t Be Tamed”, nuk është aspak e impresionuar nga kënga e 13 vjeçares Rebecca Black, për shkak të përdorimit të tepërt të ‘autotune’.

“Do të duhej të ishte më e vështirë të jesh artist. Ju nuk mund thjesht të lansoni një këngë në YouTube dhe të shkoni në turne”, theksoi Cyrus.


Super tinejxherja Black ka befasuar të gjithë kur revista Forbes zbuloi se kënga për të cilën prindërit e Black kanë paguar vetëm 2 mijë dollarë, “Friday”, ka gjeneruar fitime prej më se një milion dollar që nga koha kur është lansuar për herë të parë në YouTube dhe iTunes. /Telegrafi/