Sëmundjet më të shpeshta në Kosovë janë ato të sistemit të frymëmarrjes me 22.9 për qind, të pasuara me sëmundjet e sistemit të tretjes me 11.1 për qind.
Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë një prezantimi të analizës së sëmundshmërisë të popullatës së Kosovës.
Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti, tregon arsyet e rritjes së numrit të personave që preken nga këto sëmundje.
“Orientimi duhet të bëhet në këto sëmundje, sepse paraqesin brengë për institucionet e Kosovës dhe qytetarët. Për të dyja këto ekziston parandalimi, si kjo e para që ka të bëjë me shumë faktorë, por edhe me kontaminimin e ajrit, dhe kjo e dyta që ka të bëjë me problemet e ushqyeshmërisë dhe nivelit higjienik të ushqimit”, thotë Ramadani, transmeton “Radio Evropa e Lirë”. "Tani duhet që Ministria e Shëndetësisë praktikisht të jap një impuls më të madh për të gjitha institucionet shëndetësore që të favorizojnë shërbimet në këtë drejtim”.
Por, analiza e sëmundshmërisë në Kosovë tregon se sëmundjet me çrregullime mendore, kanë arritur që të rangohen me 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, njëherësh psikiatër, flet për indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore.
“Një prej treguesve flet për atë se nivelin e kujdesit tretësor shëndetësor prevalencë më e madhe ka qenë në radhët e sëmundjeve me çrregullime mendore me mbi 35 për qind. Kjo flet për një gjendje të pritur, meqë në Kosovë janë bërë tri hulumtime madhore për gjendjen e shëndetit mendor dhe kanë treguar shkallë shumë të lartë të stresit emocional, ankthit”, thotë ai. “Të gjitha këto zhvillime emocionale kanë të bëjnë me luftën e rëndë dhe tranzicionin e rëndë social ekonomik, varfërinë e popullatës, e që ndikon në gjendjen psikike te njerëzit”.
Ndërkohë, sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë, më shumë se 350 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, duke përfshirë të gjitha moshat. Më shumë se një milion njerëz kryejnë vetëvrasje në botë, dhe kjo sipas OBSH-së, ndërlidhet me çrregullimet mendore.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, sqaron se Kosova gjatë vitit 2012 ka pasur parasysh rritjen e numrit të personave që kanë çrregullime mendore. Sipas tij, është shtuar numri i psikiatërve në shërbimin e resurseve të familjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert