Cristiano Ronaldo ka publikuar imazhin e parë me binjakët e sapoardhur në jetë.
Portugezit fëmijët në jetë i solli një nënë surrogate, e cila thuhet se aktualisht gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tash ylli i Real Madridit është baba i tre fëmijëve ndërsa është shprehur i lumtur që për herë të parë t’i takoj, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë i lumtur që përfundimisht jam në gjendje të jem me fëmijët e mijë për herë të parë”, ka shkruar sulmuesi në Facebook.
Binjakët tani i bashkohen djalit shtatë vjeçar Cristiano Ronaldo Jr. /Telegrafi/