LAJMI I FUNDIT:

Crespo: Shpresoj të rifillojë Serie A dhe gara për Scudetto

Crespo: Shpresoj të rifillojë Serie A dhe gara për Scudetto

Hernan Crespo shpreson që të shohë rifillimin e Serie A për të lënë ish-klubet e tij Lazion dhe Interin të përfundojnë një betejë interesante me Juventusin për titullin kampion.

Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara, Juventusi ka një pikë më shumë se Lazio në Serie A, me Interin në vendin e tretin, tetë pikë pas Lazios, por me një ndeshje më pak.

Crespo, trajner aktual i Defensa y Justicia në Argjentinë, pretendon se Juventusit i mungon loja kolektive, por pret që ata të përmirësohen më tej në vitin e dytë të Maurizio Sarrit në krye.

Ekipet italiane pritet të rifillojnë stërvitjet më 4 maj, tri janë hipotezat e rinisjes së kampionatit
Lexo po ashtu Ekipet italiane pritet të rifillojnë stërvitjet më 4 maj, tri janë hipotezat e rinisjes së kampionatit

“Kampionati ishte shumë interesant, shpresoj se mund të rifillojë”, ka thënë fillimisht Crespo për Tuttosport.

“Sarri po përpiqej të ndryshojë filozofinë e tij pas kaq shumë vitesh. Sot, ai ka individ të mrekullueshëm, por jo një lojë kolektive. Ai do të bëjë më mirë vitin e ardhshëm, sepse klubi do të marrë vendime në përputhje me stilin e futbollit të tij”.

“Një duartrokitje e madhe për Lazion, i vendosa në të njëjtën kategori me Atalantan. Me më pak burime, ata arrijnë të shprehin një lojë të shkëlqyeshme dhe ju gjithashtu mund të shihni një projekt në zhvillim”.

Ancelotti flet rreth garës për titull në Serie A, krahason Eriksenin me Pirlon
Lexo po ashtu Ancelotti flet rreth garës për titull në Serie A, krahason Eriksenin me Pirlon

“Pastaj kemi Interin e Antonio Contes, të cilët janë pragmatikë”.

“Ai e di atë që dëshiron. Ata kanë një identitet shumë të saktë dhe janë rikthyer si protagonistë”.

“Milani im i dashur, nga ana tjetër, në vend të kësaj ata po lundrojnë në ujë të trazuar në një nivel korporate. Është shumë e vështirë të menaxhosh”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori