CR7 konfirmon arritjen në Tiranë (Foto)

Superylli i Real Madridit së bashku me lojtarët tjerë të Portugalisë ndodhen në kryeqytetin shqiptar, pasi të hënën do të zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2016’ kundër kuqezinjve.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, 30-vjeçari ka treguar për arritjen në Tiranë.
“Ateruam në Tiranë. Shqipëri”, ka shkuar Ronaldo duke ilustruar me një fotografi nga dhoma e pilotit.
Të hënën Shqipëria dhe Portugalia do të takohen në ‘Elbasan Arena’. Kjo pritet të jetë një ndeshje e madhe, pasi ekipi i cili fiton tri pikë, pothuajse siguron biletën për në Francë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































